Në këtë websajt përdorim cookies. Konfigurimet standarde të shfletuesve të internetit ju mundësojnë t'i ruani ata në pajisjet e shfrytëzuesve të fundit. Ju mund ta specifikoni ku t'i ruani ata apo t'iu qaseni atyre në shfletuesin tuaj të internetit. Vazhdimi i shfletimit tw uebsajtit pa i ndryshuar konfigurimet konsiderohet si miratim i përdorimit të tyre. Për më shumë në Cookies Policy
Shporta
Shporta Produktet 0
Total: 0,00 EUR

Pagesë online (Visa, Master)

Pagesën online të produkteve/artikujve mund ta bëjnë të gjithë konsumatorët që posedojnë kartelë bankare me shenjën VISA, VISA Electron, MasterCard apo Maestro. Pagesa bëhet sapo konsumatori të përcaktohet për artikujt që do t’i blejë, duke plotësuar formularin e transaksionit me të dhënat e njërës nga kartelat e sipërpërmendura. Partner i yni në procesimin e kësaj mënyre të pagesës është ProCredit Bank, e cila përdor teknologjinë më të fundit për realizimin e pagesës dhe për sigurinë e transaksionit, të verifikuar nga Visa dhe MasterCard.


Pagesën përmes transferit bankar

Pagesën përmes llogarisë bankare mund ta bëjnë të gjithë konsumatorët që kanë llogari në ndonjërën nga bankat komerciale (të vendit apo jashtë vendit), duke transferuar shumën e vlerës së artikujve të përzgjedhur ose duke deponuar shumën e vlerës së porosië në njërën nga llogaritë bankare të ALBUS Online.

Pas konfirmimit të porosisë dhe zgjedhjes së opsionit të pagesës përmes llogarisë bankare, konsumatori e pranon me e-mail numrin e llogarisë bankare ku duhet ta deponojë shumën e caktuar të parave.
Procesimi i porosive të konsumatorëve që zgjedhin si mënyrë të pagesës transferin bankar nuk fillon të realizohet derisa stafi i ALBUS Online ta verifikojë dhe ta konfirmojë pranimin e pagesës.


Pagesën në POS terminalet në dy pikat tona të shitjes

Konsumatorët që posedojnë kartelë bankare, por, për çfarëdo arsyesh, nuk dëshirojnë të paguajnë online apo përmes transferit bankar, mund ta bëjnë pagesën e porosisë në POS terminalet e ProCredit Bank apo TEB bank, në njërën nga pikat e shitjes së kompanisë ALBUS, në rrugën Eqrem Çabej p.n. (përballë Institutit Albanologjik) në Prishtinë apo në Zonën Industriale, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.


Pagesën CASH në dy pikat tona të shitjes (për shitjet më të vogla se 500 euro)

Pagesën e porosive me vlera më të vogla se 500 (pesëqind) EURO, konsumatorët mund ta bëjnë edhe me para kesh, në njërën nga pikat e shitjes të Kompanisë ALBUS, të përmendura në paragrafin e mësipërm.


Pagesën CASH në momentin e pranimit të dërgesës për mallërat me afat liferimi “1 ditë”

Të gjitha porositë për mallërat me afat liferimi “1 ditë” dhe me vlera më të vogla se 500 (pesëqind) EURO mund të paguhen kesh, te postieri, në momentin e pranimit të dërgesës.


Pagesën CASH në momentin e pranimit të dërgesës për mallërat me afat liferimi “7 ditë”

Të gjitha porositë për mallërat me afat liferimi “7 ditë” dhe me vlera më të vogla se 100 (njëqind) EURO mund të paguhen kesh, te postieri, në momentin e pranimit të dërgesës.

 

Për çdo paqartësi në lidhje me mënyrat e pagesës konsumatorët mund ta kontaktojnë shërbimin për konsumatorë të ALBUS Online. Konsumatorët mund të lidhen me këtë shërbim duke zgjedhur hapësirën e dedikuar për lidhje (në këndin e poshtëm djathtas), përmes e-mailit  apo përmes telefonit (të regjistruar në fund të faqes).