Në këtë websajt përdorim cookies. Konfigurimet standarde të shfletuesve të internetit ju mundësojnë t'i ruani ata në pajisjet e shfrytëzuesve të fundit. Ju mund ta specifikoni ku t'i ruani ata apo t'iu qaseni atyre në shfletuesin tuaj të internetit. Vazhdimi i shfletimit tw uebsajtit pa i ndryshuar konfigurimet konsiderohet si miratim i përdorimit të tyre. Për më shumë në Cookies Policy
Shporta
Shporta Produktet 0
Total: 0,00 EUR

KUSH MUND TË BLEJË ONLINE?

Në dyqanin ALBUS Online mund të blejë secili konsumator që pajtohet me kushtet dhe termet e dyqanit.

Blerja kryhet duke u regjistruar si konsumator i dyqanit. Blerja mund të kryhet edhe pa u regjistruar fare si konsumator i dyqanit, por në këtë rast konsumatori nuk mund t’i gëzojë disa avantazhe.

 

SI TË BLENI?

Zgjidhni artikullin që doni ta bleni dhe e dërgoni në shportë, duke klikuar butonin "Në shportë". Pasi të përfundoni përzgjedhjen e artikujve, klikoni butonin që shfaqet në këndin e djathtë të sipërm, ku shfaqet vlera e shportës (porosisë) suaj dhe numri i artikujve të porositur. Më pas vazhdoni procesin e blerjes, duke ndjekur hapat e kërkuar në udhëzimet e web-faqes. Pasi të përfundoni procesin, do ta pranoni një e-mail qw jua konfirmon blerjen.

Në rast se si mënyrë të pagesës së porosisë e zgjedhni Transferin bankar, atëherë në e-mail do të pranoni informacionet e nevojshme për kryerjen e pagesës.


NDRYSHIMI I POROSISË

Në porositë që procesohen nga Qendra e Logjistikës në Kosovë mund të bëhen ndryshime vetëm para se të fillojë procesimi. Ndyshimi i porosive mund të bëhet duke e kontaktuar Shërbimin për konsumatorë. Në këtë rast, konsumatori që e ka bërë porosinë e humb provizionin që e ka paguar për shërbimin bankar (për pagesën online apo përmes transferit bankar).

Në porositë që procesohen nga Qendra e Logjistikës jashtë Kosovës nuk mund të bëhen kurrfarë ndryshimesh.
Për ndryshimet eventuale të mënyrës apo adresës së liferimit të artikujve tw blerw mund ta kontaktoni Shërbimin për konsumatorë.

 

KONTAKTI I SHËRBIMIT PËR KONSUMATORË

Të gjithë konsumatorët mund ta kontaktojnë shërbimin për konsumatorëALBUS Online, përmes postës elektronike, përmes telefonit apo përmes modulit të webfaqes.

  • E-maili: online@albus-ks.com;
  • Telefonat: +377 45 120 125 apo +381 38 601 445;
  • Moduli: në këndin e poshtëm djathtas të webfaqes.

 

NDRYSHIMI I FJALËKALIMIT

Ju mund ta ndryshoni fjalëkalimin, duke klikuar në këtë link

 

HARRIMI I FJALËKALIMIT

Nëse e keni harruar fjalëkalimin, duhet të klikoni në këtë link

 

HISTORIKU I POROSIVE

Secili konsumator i ALBUS Online e ka historikun e blerjeve të tij. Konsumatorët mund të shohin të gjitha blerjet e tyre të mëparshme, duke klikuar në rubrikën Porositë.


GABIMET EVENTUALE NË REGJISTRIMIN E TË DHËNAVE

Në rast se nuk e keni pranuar artikullin i cili ju është shfaqur në momentin që e keni porositur, mund ta kontaktoni Shërbimin për konsumatorë dhe të sqaroheni. Në rast se konstatohet që kjo ka ndodhur, në llogarinë prej së cilës e keni bërë pagesën e porosisë ju kthehet shuma e parave që e keni paguar për porosinë.


NDRYSHIMET E TË DHËNAVE DHE INFORMACIONEVE TJERA

Ju mund t’i ndryshoni të dhënat tuaja personale, duke klikuar këtu.