Në këtë websajt përdorim cookies. Konfigurimet standarde të shfletuesve të internetit ju mundësojnë t'i ruani ata në pajisjet e shfrytëzuesve të fundit. Ju mund ta specifikoni ku t'i ruani ata apo t'iu qaseni atyre në shfletuesin tuaj të internetit. Vazhdimi i shfletimit tw uebsajtit pa i ndryshuar konfigurimet konsiderohet si miratim i përdorimit të tyre. Për më shumë në Cookies Policy
Shporta
Shporta Produktet 0
Total: 0,00 EUR

Reklamacionet dhe garancioni

Të gjitha produktet të cilat e kanë të cekur afatin e garancionin mund të reklamohen deri në përfundim të afatit të garancionit. Të gjitha produktet që janë me garancion, garancionin e kane nga prodhuesi dhe ne asnje rast ALBUS nuk merr përgjegjësinë për pranimin apo refuzimin e kërkesës për kompenzim apo zëvëndësim të produktit.

Pas pranimit të produktit shitësi ka afat prej 10 ditëve për verifikim/servisim të produktit për lajmërim të blerësit nëse produkti është riparuar apo nëse duhet t’i zëvendësohet blerësit. Në rastet kur pajisja ka nevojë për intervenim nga prodhuesi, të gjitha kushtet kohore varen nga prodhuesi dhe ALBUS nuk mban përgjegjësi për çfarëdo vonese

 

Kushtet e garancionit – Garancioni NUK do të vlejë në këto raste:

 

  1. Kur produkti ka dëmtime të shkaktuara fizikisht
  2. Kur nuk janë ndjekur udhëzimet për përdorim, hapje të ambalazhit apo montimit
  3. Kur ka dallime n֝ë mes të të dhënave në fletën e garancionit dhe produktit fizik ose ndonjë përpjekje për ndryshim nga vetë prodhuesi
  4. Kur ka dëmtim për shkak të riparimit apo përpjekjes për riparim
  5. Kur nuk bëhet mirëmbajtja e duhur e kërkuar nga prodhuesi
  6. Nëse dëmtimet kanë ndodhur për shkak të ndryshimit të tensionit të rrymës
  7. Nëse produkti nuk ka demtime por konsumatori pretendon se nuk është kualiteti që ka pritur
  8. Kur në pajisje është kryer cfarëdo intervenimi në formë apo funksionalitet
  9. Nëse pajisja është përdorur për qëllime tjera përvec asaj/atyre që është paraparë nga prodhuesi
  10. Nëse blerësi e humbë fletë garancionin original dhe kuponin fiscal apo faturën
  11. Në rast të defektit blerësi obligohet që produktin ta dërgojë në njërën nga pikat e shitjes në Prishtinë të cekur nga shitësi në momentin lajmërimit
  12. Nëse fletëgarancioni nuk është i vulosur dhe nënshkruar nga shitësi