Pagesë online (Visa, Master)
Pagesën online të produkteve/artikujve mund ta bëjnë të gjithë konsumatorët që posedojnë kartelë bankare me shenjën VISA, VISA Electron, MasterCard apo Maestro. Pagesa bëhet sapo konsumatori të përcaktohet për artikujt që do t’i blejë, duke plotësuar formularin e transaksionit me të dhënat e njërës nga kartelat e sipërpërmendura. Partner i yni në procesimin e kësaj mënyre të pagesës është ProCredit Bank, e cila përdor teknologjinë më të fundit për realizimin e pagesës dhe për sigurinë e transaksionit, të verifikuar nga Visa dhe MasterCard.
Pagesë përmes transferit bankar
Pagesën përmes llogarisë bankare mund ta bëjnë të gjithë konsumatorët që kanë llogari në ndonjërën nga bankat komerciale (të vendit apo jashtë vendit), duke transferuar shumën e vlerës së artikujve të përzgjedhur ose duke deponuar shumën e vlerës së porosië në njërën nga llogaritë bankare të ALBUS Online.
Pagesë në POS terminalet në dy pikat tona të shitjes
Konsumatorët që posedojnë kartelë bankare, por, për çfarëdo arsyesh, nuk dëshirojnë të paguajnë online apo përmes transferit bankar, mund ta bëjnë pagesën e porosisë në POS terminalet e ProCredit Bank apo TEB bank, në njërën nga pikat e shitjes së kompanisë ALBUS, në rrugën Eqrem Çabej p.n. (përballë Institutit Albanologjik) në Prishtinë apo në Zonën Industriale, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Pagesë CASH në dy pikat tona të shitjes (për shitjet më të vogla se 500 euro)
Pagesën e porosive me vlera më të vogla se 500 (pesëqind) EURO, konsumatorët mund ta bëjnë edhe me para kesh, në njërën nga pikat e shitjes të Kompanisë ALBUS, të përmendura në paragrafin e mësipërm.
Pagesë CASH në momentin e pranimit të dërgesës (jo për të gjitha produktet)
Shumica e porosive vlera e tëcilave është më e vogël se 500.00 EURO (pesëqind EURO) mund të paguhen kesh, te postieri, në momentin e pranimit të dërgesës. Kjo mënyrë e pagesës nuk vlen për produktet më specifike.
Për çdo paqartësi në lidhje me mënyrat e pagesës konsumatorët mund ta kontaktojnë shërbimin për konsumatorë të ALBUS Online. Konsumatorët mund të lidhen me këtë shërbim duke zgjedhur hapësirën e dedikuar për lidhje (në këndin e poshtëm djathtas), përmes e-mailit apo përmes telefonit (të regjistruar në fund të faqes).