• +383 45 120 125
  • online@albus-ks.com
0,00 € 0
KATEGORITË
Të gjitha kategoritë
KATEGORITË

Politika e privatësisë

Data e hyrjes në fuqi: 01 nëntor 2018

ALBUS sh.p.k. ("ne", "jonë" ose "tonë") vepron në faqen e internetit www.albusonline.com ("Shërbimi").

Kjo faqe ju informon për politikat tona sa i përket mbledhjes, përdorimit dhe zbulimin e të dhënave personale ku e perdorni Shërbimin tonë dhe zgjedhjen që e keni bërë në lidhje me ato të dhëna. Politika jonë e privatësisë për ALBUS sh.p.k. menaxhohet nëpërmjet Politikës së Privatësisë së Lirë.

Ne i përdorim të dhënat tuaja për ofruar dhe përmirësuar Shërbimin. Duke shfrytëzuar Shërbimin, ju pajtoheni që informatat tuaja të mblidhen dhe përdoren në pajtueshmëri me keto politika. Përvec nëse është specifikuar ndryshe në Politikat e Privatësisë, kushtet e përdorura në këto Politika të Privatësisë kanë të njëjtin kuptim sikurse te Kushtet dhe Termet e Përdorimit.

Mbledhja dhe Përdorimi i Informacionit

Ne mbledhim disa lloje të ndryshme të informatave për qëllime të ndryshme për të ofruar dhe përmirësuar Shërbimin për ju

Llojet e të dhënave të mbledhura

Të Dhënat Personale

Gjatë përdorimit të Shërbimit tonë, ne mund t’ju kërkojmë të na jepni informata personale identifikuese që mund të përdoren për t’ju kontaktuar apo identifikuar ("Të Dhënat Personale"). Informatat personale identifikuese mund të përfshijë, por nuk kufizohet në:

  • Adresa e emailit
  • Emri dhe mbiemri
  • Numri i telefonit
  • Adresa, Shteti, Provinca, Kodi Postar, Qyteti
  • Cookies dhe të dhënat e përdorimit

Cookies dhe të dhënat e përdorimit

Ne gjithashtu mundë të mbledhim informata që shfletuesi juaj dërgon kurdo që vizitoni Shërbimin ose kur i qaseni Shërbimit nga ose përmes një pajisje mobile ("Të Dhënat e Përdorimit")

Këto Të Dhënat e Përdorimit mund të pëfshijnë informata siç janë adresa e protokolit të internetit e kompjuterit (psh IP adresa), lloji i shfletuesit, versioni i shfletuesit, faqet e Shërbimit tonë që i vizitoni, koha dhe data e vizitës suaj, kohëzgjatja e kaluar në ato faqe, identifikuasit unik të pajisjes dhe të dhëna të tjera diagnostifikuese.

Kur i qaseni Shërbimit me apo nëpërmjet një pajisje mobile, këto Të Dhëna Të Përdorimit mund të përmbajnë informata sic janë lloji i pajisjes mobile që përdoret, ID unike e pajisjes suaj mobile, IP adresa e pajisjes suaj mobile, sistemi operativ, lloji i shfletuesit që përdoret, identifikuasit unik të pajisjes dhe të dhëna të tjera diagnostifikuese.

Të dhënat e gjurmimit dhe të cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme të gjurmimit për të përcjellë aktivitetin në Shërbimin tonë dhe për të mbajtur disa informata të caktuara.

Cookies janë fajla me sasi të vogla të të dhënave të cilët mund të përmbajnë një identifikues unik anonim. Cookies dërgohen në shfletuesin tuaj nga një uebfaqe dhe ruhen në pajisjen tuaj. Teknologjitë e gjurmimit që gjithashtu përdoren janë sinjalizuesë, etiketa dhe skripta për të mbledhur dhe gjurmuar informacione për të përmirësuar dhe analizuar Shërbimin tonë.

Ju mund ta udhëzoni shfletuesin tuaj që të refuzojë të gjitha cookies ose për të njoftuar kur një cookie është dërguar. Megjithatë, nëse nuk i pranoni cookies, mund të mos jeni në gjendje të përdorni disa pjesë të Shërbimit tonë.

Shembuj të Cookies që përdorim:

  • Cookies të sesionit. Ne përdorim Cookies Sesioni për të operuar Shërbimin tonë.
  • Cookies preference. Ne përdorim cookies preference për të mbajtur në mend preferencat dhe veçori të ndryshme.
  • Cookies të Sigurisë. Ne përdorim Cookies të Sigurisë për qëllime sigurie.

Përdorimi i Të Dhënave

ALBUS sh.p.k. përdor të dhënat e mbledhura për qëllime të ndryshme:

  • Për të ofruar dhe mirëmbajë Shërbimin
  • Për t’ju njoftojmë për ndryshimet në Shërbimin tonë
  • Për t'ju mundësuar pjesëmarrjen në veçoritë interaktive të Shërbimit tonë kur ju zgjedhni për të bërë atë
  • Për të ofruar kujdes dhe mbështetje të konsumatorëve
  • Për të siguruar analiza ose informacione të vlefshme në mënyrë që të përmirësojmë Shërbimin
  • Për të monitoruar përdorimin e Shërbimit
  • Për të zbuluar, parandaluar dhe adresojë lëshimet teknike

Transferimi i Të Dhënave

Informatat tuaja, duke përfshirë të Dhënat Personale, mund të transferohen - dhe mbahen – në kompjuterë që gjenden jashtë shtetit, rajonit apo ndonjë jurudiksioni qeverisës ku ligjet e mbrojtjes së të dhënave mund të ndryshojnë prej atyre të vendit tuaj.

Nëse ndodheni jashtë Kosovës dhe zgjedhni të ofroni informata për ne, ju lutem ta keni parasyshë që ne i transferojmë ato të dhëna, duke përfshirë edhe Të Dhënat Personale,  në Kosovë ku edhe do t’i procesojmë.

Miratimi juaj me këto Kushte të Privatësisë e përcjellë me plotësimit e atyre të dhënave nënkupton pajtimin tuaj me këtë transferim të të dhënave.

ALBUS sh.p.k. do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar që të dhënat tuaja trajtohen sigurtë dhe në pajtim më Kushtet e Privatësisë dhe asnjë E Dhënë Personale nuk do të bartet te ndonjë organizatë apo shtet.

Shpalosja e të dhënave

Kërkesat Ligjore

ALBUS sh.p.k. nuk mund të shpalosë Të Dhënat Tuaja Personale në mirëbesim duke besuar që një veprim i tillë është i nevojshëm për të:

  • Përmbushur një detyrim ligjor
  • Për të mbrojtur të drejtat ose pronën e ALBUS sh.p.k.
  • Për të parandaluar ose hetuar keqpërdorimet e mundshme në lidhje me Shërbimin
  • Për të mbrojtur sigurinë personale të shfrytëzuesve të Shërbimit ose publikut
  • Për të mbrojtur kundër përgjegjësisë ligjore

Siguria e të Dhënave

Siguria e të dhënave tuaj është shumë e rëndësishme për ne, por ua rikujtojmë që asnjë mënyrë ë transmetimit përmes internetit, ose mënyrë elektronike nuk është 100% e sigurtë. Ndërkohë që ne përpiqemi të përdorim mënyra të pranueshme komerciale për të mbrojtur Të Dhënat Tuaja Personale, ne nuk mund të garantojmë sigurinë absolute të saj.

Ofruesit e Shërbimeve

Ne mund të punësojmë kompani dhe individë të tretë për të lehtësuar Shërbimin tonë ("Ofruesit e Shërbimeve"), për të kryer Shërbimin në emër tonin, për të kryer shërbime të lidhura me Shërbimin ose për të na ndihmuar në analizimin e mënyrës se si përdoret Shërbimi ynë.

Këto palë të treta kanë qasje në Të Dhënat Tuaja Personale vetëm për të kryer këto detyra në emrin tonë dhe janë të detyruar të mos e zbulojnë ose ta përdorin atë për ndonjë qëllim tjetër.

Analitika

Ne mund të përdorim palë të treta si Ofruesë Të Shërbimeve për të monitoruar dhe analizuar përdorimin e Shërbimit tonë..

  • Google Analytics

    Google Analytics është një shërbim i analizave të ueb ofruar nga Google që gjurmon dhe raporton trafikun e internetit. Google përdor të dhënat e mbledhura për të gjurmuar dhe monitoruar përdorimin e Shërbimit tonë. Këto të dhëna ndahen me shërbime të tjera të Google. Google mund të përdorë të dhënat e mbledhura për të kontekstualizuar dhe personalizuar reklamat e rrjetit të vet të reklamave.

    Për më shumë informacion mbi praktikat e privatësisë së Google, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të privatësisë dhe termave të Google: https://policies.google.com/privacy?hl=en

Linqet e Faqeve Tjera

Shërbimi ynë mund të përmbajë linqe të faqeve të tjera që nuk janë operohen nga ne. Nëse klikoni në një link të palës së tretë, do të drejtoheni në faqe të palës së tretë. Ne ju këshillojmë fort që të rishikoni Politikën e Privatësisë të çdo ëebsajti që vizitoni.

Ne nuk kemi kontroll dhe nuk marrim përgjegjësi për përmbajtjen, Politikat e Privatësisë apo praktikat e ndonjë uebfaqje apo shërbimi të palës së tretë.

Privatësia e Fëmijëve

Shërbimi ynë nuk dedikohet për personat nën moshën 18 vjeç ("Fëmijët").

Ne nuk mbledhim me vetëdije informacion nga personat nën moshën 18 vjeçare. Nëse je prind ose kujdestar dhe je i vetëdijshëm se Fëmijët tuaj na kanë siguruar të dhënat personale, ju lutemi na kontaktoni. Nëse njoftohemi se kemi mbledhur të Dhënat Personale nga fëmijët pa verifikuar pëlqimin e prindërve, ne ndërmarrim hapa për të hequr ato informacione nga serverët tanë.

Ndryshimet në këto Politika të Privatësisë

Ne mund të përditësojmë herë pas here Politikën tonë të privatësisë. Ne do t'ju njoftojmë për çdo ndryshim duke postuar Politikën e re të privatësisë në këtë faqe.

Ne do t'ju njoftojmë me anë të postës elektronike dhe / ose një njoftimi të qartë në Shërbimin tonë, përpara se ndryshimi të bëhet efektiv dhe të përditësohet "data e hyrjes në fuqi" në krye të kësaj Politike të Privatësisë.

Ju këshillojmë të rishikoni rregullisht këtë Rregullore për çdo ndryshim. Ndryshimet në këtë Privacy Policy hyjnë në fuqi kur ato janë postuar në këtë faqe.

Na kontaktoni

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këto Politika Të Privatësisë, ju lutemi na kontaktoni:

  • Me email: online@albus-ks.com
  • Në numrin e telefonit: +38345120125
  • Në numrin e Viber: +38345120125
  • Përmes faqes tonë të facebook https://www.facebook.com/albusonline/
  • Përmes modulit për komunikim Live nga uebfaqja që gjendet në këndin e poshtëm djathtas