Kushtet dhe afatet e dërgimit
ALBUS ka në dispozicion dy qendra logjistike: njëra gjendet në Kosovë dhe tjetra gjendet jashtë Kosovës.
ALBUS vë në dispozicion dy mënyra të liferimit (dorëzimit) të porosive (blerjeve): përmes dërgimit me postë (në adresën e dhënë nga konsumatori) apo përmes tërheqjes nga vetë konsumatori, në njërën nga pikat e shitjes të komanisë ALBUS (në Prishtinë apo në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë).
Liferimi i artikujve që gjenden në depot e kompanisë në Kosovë bëhet brenda 24 orësh, nëse porosia bëhet para orës 13:00.
Liferimi i artikujve që porositen të premten pas orës 13:00 bëhet të hënën.
Liferimi i artikujve që nuk procesohen nga Qendra e Logjistikës në Kosovë bëhet brenda 7 ditësh.
Kostoja e liferimit shfaqet në momentin e zgjedhjes së opsionit të pagesës së porosisë.
Artikujt me vëllim të madh bëjnë përjashtim, si për afatin e liferimit ashtu edhe për koston e liferimit.