Vizore profesionale ARISTO prej alumini të anodizuar, e dizajnuar për matje të sakta dhe përdorim të sigurt në vizatim teknik, arkitekturë, dizajn dhe punë precize.
E pajisur me ndarje të qarta në milimetra dhe centimetra (30 cm / 12 inch) për lexim të saktë, si dhe me faqe të pjerrëta (faceta) në të dy anët, që mundësojnë vizatim të pastër dhe kontroll maksimal të lapsit ose stilolapsit teknik.
Në pjesën e pasme ka shtresë gome kundër rrëshqitjes, e cila e mban vizoren stabile gjatë punës. E përshtatshme edhe për përdorim me thikë prerëse (cutting), falë strukturës së fortë prej alumini.
Vizorja vjen e paketuar në mbështjellës mbrojtës kartoni, pa plastikë.




